Vrasës me kusht! Hajn me kusht! Ik në Suedi me kusht!

A po amnistohen të dyshuarit për krime, politikanët e PDK-së. Brenda së enjtes u dënua me dy vjet burgim edhe ish-kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
Ndonëse, u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorime gjatë udhëheqjes së komunës, kryetari i Prizrenit Ramadan Muja nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
“Unë kam të drejtën të ankohem në organet e tjera më të larta të drejtësisë, kërkesa e opozitës në Prizren për dorëheqjen time është naive”, ka deklaruar Muja në një konferencë për medie.
Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë me detyrën e kryetarit derisa Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme të provojë fajësinë e tij dhe të 5 ish drejtorëve, të cilët për gati një vit me radhë u ballafaquan me aktakuzën e ngritur nga prokurorja e EULEX-it Natasha Vikeri, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit. /BotaSot/