Vrapimi rritë jetëgjatësinë

Për çdo orë që vraponi jetëgjatësia juaj zgjatet për shtatë ore, kjo sipas një studimi të zhvilluar së fundmi.
Shkencëtarët kanë deklaruar që vrapimi për vetëm një orë në javë është ushtrimi më efektiv për të rritur jetëgjatësinë, pavarësisht sa km vraponi apo sa shpejtë.
Personat që vrapojnë rregullisht mund të shtojnë deri në tre vite jetë.
Ky studim i cili u zhvillua në Universitetin Shtetëror në Iowa, ka analizuar të dhënat nga Instituti Cooper dhe disa studimeve të tjera, kështu duke bërë lidhjen në mes të ushtrimeve dhe vdekshmërisë.
Në bazë të këtyre analizave gjasat për vdekje të parakohshme, zbresin deri në 40% tek personat që vrapojnë rregullisht.