ARKATANA

“Vrapimi i Qytetit Gjilani 2018” fitues Çlirim Hyseni e Luljeta Shala

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për nder të Pranverës Studentore 1981, sot qyteti i Gjilanit kishte festë të atletikës duke marrë pjesë rreth 400 atletë në kategori të ndryshme.

Drejtoria për Sport e Komunës së Gjilanit, edhe njëherë dëshmoi me organizim të mirë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njësiti në Gjilan ndërsa pjesëtarët e FSK-së dëshmuan gatishmëri të lartë për gjatë tërë garës.

Në një konkurrencë të fort gjerë te caku, atletët në të gjitha kategoritë treguan vrapim cilësor.

Atleti nga Mitrovica, Qlirim Hyseni i klubit Trepca’89 në shtegun 11,300metra ishte më i miri dhe pa konkurrencë, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira ishte atletja nga Podujeva e klubit Llapi, Luljeta Shala.

Madhështor vrapimin e Gjilanit 2018 e bën nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit, nga shkollat e mesme më i miri ishte nxënësi i shkollës Arbëria, Laurant Shkodra, ndërsa në konkurrencën e femrave epiteti i më të mirës në 2,000 metra i takoi Diellza Vokshi e shkollës Arbëria.

ARKATANA

Tek nxënësit e shkollave fillore më i miri ishte nxënësi Yll Bekteshi nga shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërsa tek femrat më e mira ishte Gonxhe Halimi e shkollës “Rexhep Elmazi”.

Madhështor këtë vrapim e bën personat me aftësi të kufizuara edhe kësaj radhe triumfoi Abdyl Ibishi në 800 metra njeherit ishte triumfi i 17 i tij në këto vrapime.

Edhe veteranët treguan cilësi të lartë të vrapimit, atleti nga Rogana Fitim Kryeziu me sukses të madh shtegun 4,300 metra e kaloi pa probleme.

Fituesi i këtij vrapimi nga Mitrovica 19 vjeqari Qlirim Hyseni ka theksuar.
“Ishte organizim shumë i mirë poashtu edhe shtegu, konkurrenca ishte mjaft e fort por kësaj radhe isha më i miri, isha i përgatitur për këtë garë dhe jam i lumtur që kam ngadhënjyer”.

Pranvera Studentore 1981 “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2018” ka kaluar pa asnjë problem./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.