ARKATANA

Vrapim historik të shtunën Zhegoc – Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Edhe pse në kushte atmosferike të rënda, dashamirët e Atletikës të shtunën me 3 mars duke filluar nga ora 10 mund t`i bashkëngjiten vrapimit 20 km, për të nderuar Dëshmorët e Kombit të rënë për lirinë e shtetit të Kosovës. Protagonisti kryesor i këtij vrapimi është 65 vjeqari Abib Aliu, i cili njeherit mbron ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë për veteran, i cili do të vrapon për të nderuar Dëshmorët e Kombit.

Atleti i mirënjohur me prejardhje nga Zhegoci, Abib Aliu, i cili tani e 25 vite jeton në Gjermani është mjaft i nderuar që këtë shteg ta vrapon në shenjë të Dëshmorëve të Kombit.
“Është një ndjejnë e veçantë të vraposh për nder të Dëshmorëve të cilët dhanë me të shtrenjtën jetën e tyre për këtë vend dhe për këtë popull, i ftoj të gjithë dashamirët të cilët merren me atletikë të na bashkëngjiten në këtë vrapim historik i cili është simbolik me atë se çka kanë bërë Dëshmorët e Kombit për këtë vend”.

Eco Higjiena

Abib Aliu një emër i njohur në atletikën evropiane i cili ka vrapuar në shumë maratona dhe gjysmë maratona, ka falënderuar Policin e Kosovës njësiti në Gjilan i cili do të siguron përcjelljen e tij si dhe Departamentin e Sportit të Komunës së Gjilanit, për përkrahjen e dhënë gjatë këtij vrapimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.