Vrapi i tepërt dëmton shëndetin

/ 1 minutë lexim

Te vraposh shumë është njëlloj sikur të mos kesh vrapuar fare, kështu thotë “Journal of American College of Cardiology”.
Studiuesit morën për studim 1 mijë vrapues të shëndetshëm dhe jo vrapues për një periudhë prej 12 vitesh.

Personat që bënin 2 deri në 2 orë e gjysëm vrap në javë kishin një shkallë të ulët vdekjeje ndërsa personat që bënin më shumë se 4 orë vrap në javë apo nuk vraponin fare, kishin një shkallë shumë të lartë vdekje.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se shpejtësia maksimale e bërjes së vrapit duhet të jetë 8 kilometra në orë dhe nuk duhet bërë më shumë se 2.5 orë në javë vrap.

Fundamenti

Personat që vraponin shumë ose shpejt kishin të njëjtat gjasa të vdisnin si personat që nuk bënin vrap fare.

“Nuk duhet bërë shumë vrap që të ketë impakt në shëndetin tonë. Vrapi i tepërt është shumë i dëmshëm. Një gjysëm ore vrap në ditë do të ishte mëse i mjaftueshëm”, tha Jacob Louis Marott, drejtuesi i këtij studimi.