RCCOLA

Vranët dhe me diell

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Hidromorava

Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 13 gradë deri në 21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/