RCCOLA

Vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Mobi Casa

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/