RCCOLA

Vranët dhe me diell, gjatë orëve të vona reshje shiu

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se sot gjatë orëve të vona pritet të ketë reshje shiu të cilat më të theksuara priten në veriperëndim të Dukagjinit, derisa pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.

Hidromorava

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/