Hidromorava

Vranësira dhe intervale me diell – priten edhe shkarkime rrufesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot të ndryshueshëm por relativisht i qetë.

Do të ketë vranësira që në viset malore do të sjellin riga të dobëta shiu, ndërkaq do të ketë edhe intervale me diell.

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësi për shkarkime rrufesh.

Hidromorava

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

E premte – Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/