FITORJA

Vozitësit e gjobitur nuk “paguajnë” tiketat

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ismail Fejzullahu komandant i njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan tha për rajonipress se numri i tiketave – dënimeve të paguara nga ana e vozitësve ka shënuar rënie të dukshme. Në vitin 2011 ka pasur 14926 tiketa të paguara derisa me hyrjen në fuqi të mos konfiskimit të dokumentit të patentë shoferit nga ana e policisë numri i pagesave të tiketave ka ra në 5122 ose për 64 % më pak.

Në raportin vjetor për vitin 2012 të njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan janë dhënë detaje interesante për të gjitha aksidentet, gjendjen e rrugëve, përfshirjen e aksidenteve nga ana etnike, numrin e tiketave të papaguara nga ana e vozitësve, numri i aksidenteve, numri i të vdekurve në trafik, tipet e aksidenteve, faktorët kontribuues, e detaje tjera.

Ismail Fejzullahu komandant i kësaj njësie tha për rajonipress se në këtë njësit janë të inkuadruar 61 polic profesionist. Përkundër punës së mirë që bënë ky njësit dhe angazhimeve konkrete për të ndikuar tek vozitësit që të jenë më të kujdesshëm në komunikacion Fejzullahu tha se vazhdon të mbetet i lartë numri i aksidenteve.

Sipas tij gjatë vitit 2012 kanë pësuar me fatalitet 19 persona derisa në vitin 2011 ka pasur 13 persona. Në strukturën dhe raportin e nxjerrë nga ky njësit për pasojat e aksidenteve në trafik gjatë vitit 2012 shihet se në Gjilan ka pasur 461 persona të lënduar kurse në vitin 2011 ka pasur 342 persona . Sipas statistikave aksidentet me këmbësor të lënduar krahasuar me vitin 2011 kanë shënuar rritje. Derisa në vitin 2011 ka pasur 29 aksidente të tilla në vitin 2012 ky numër është shtuar në 43.

Në drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan janë evidentuar 1676 aksidente në vitin 2012 derisa me 39 % prinë stacioni i Gjilanit, Vitia me 15 %, Kamenica me 8 % dhe me 1 % stacioni në Novobërdë, Kllokot dhe Partesh.

Sipas Fejzullahut shkaktarët e aksidenteve janë të shumta, por Gjilani ka infrastrukturë rrugore të dobët, mungojnë trotuaret si dhe shenjat. Mos mbajtja e distancës dhe manipulimi i pasigurt hynë në faktorët tjerë kontribuues të shkaktimit të aksidenteve ka sqaruar Fejzullahu. Gjithashtu koha kur në Kosovë qëndrojnë mërgimtarët është njëri nga shkaktarët që e rritë numrin e aksidenteve.

Mobi Casa

Koha kur mendohet se aksidentet shkaktohen më së shumti përfshinë orën 10 – 16.00 të ditës. Fejzullahu thotë se personat që më së shumti lëndohen në këto aksidente përfshijnë moshat 16 – 30 vjeçare. Kurse për nga gjinia në këto aksidente më së shumti përfshihen meshkujt me 70 % dhe femrat me 30 %.

Sipas statistikave që ka nxjerr ky njësit shihet se 25410 shqiptarë janë të përfshirë në aksidente derisa serb janë vetëm 1405. Në vitin 2012 gjithashtu janë evidentuar si të vdekur 9 vozitës, 3 pasagjerë dhe 7 këmbësor .

Fejzullahu tha se numri i tiketave – dënimeve të paguara nga ana e vozitësve të gjobitur ka shënuar rënie të dukshme. Sipas tij derisa në vitin 2011 ka pasur 14926 tiketa të paguara , derisa me hyrjen në fuqi të mos konfiskimit të dokumentit të patentë shoferit nga ana e policisë numri i pagesave të tiketave ka ra në 5122 ose për 64 % , më pak.

Edhe Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan thotë se duhet një edukim permanent i moshave të reja, pastaj vizita të policisë në shkolla, seminare, tryeza, paraqitje mediale etj.

Kurse, Ulrich Biffar drejtor rajonal i OSBE-së ka thënë se rritja e numrit të aksidenteve në trafik në regjionin e Gjilanit dhe rezultimi në aksidente fatale ka ngritur brenga serioze dhe nevojë për një ngritje të vetëdijes si dhe më shumë strategji të vërteta për të parandaluar këtë të keqe. Shumica e aksidenteve me vetura janë rezultat i kushteve të cilat lehtë mund të anashkalohen tha Biffar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.