Mobi Casa

Vozitësi serb drejtoi mjetin nën ndikim të alkoolit, 200 euro gjobë dhe gjashtë muaj ndalesë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb.

Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.

Uji Dea

Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/