Fundamenti

Votuesit kosovarë mund të votojnë deri në 10 kandidatë për deputetë, ky është Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë

/ 3 minuta lexim
HW

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është gati për të shkuar për trajtim në Qeveri, për të pasuar pastaj me miratim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Hartimi i këtij projektligji ka përfunduar nga komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore i Kuvendit të Kosovës.

Reporteri e ka siguruar këtë projektligj, që synon të shmangë problematikat gjatë votimeve që janë paraqitur në zgjedhjet e kaluara.

Votat e kandidatëve për deputet shumë shpejt do të mund të numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit, e jo në vendvotime siç ka ndodhur deri më tash. Kjo në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Projektligji i ri i zgjedhjeve është përfunduar nga komisioni ad-hoc i Kuvendit, dhe shumë shpejt pritet të shkojë për trajtim në Qeveri të Kosovës.

Përveç vendit të numërimit të votave, ky projektligj, të cilin e ka siguruar të plotë Gazeta Online Reporteri.net, u mundëson kandidatëve për deputetë që gjatë procesit të jenë edhe vetë vëzhgues të numërimit në QKN. Po ashtu, mundëson edhe praninë e mediave.

Me Ligjin e ri për Zgjedhjet, votuesit, në listën zgjedhore për deputetë, mund të votojnë deri në 10 kandidatë, nga 5 sa kanë qenë deri më tash. Parasheh nisjen e heshtjes zgjedhore me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

FIDANISHTJA

Ky projektligj u ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve që në 3 vitet e fundit janë të dënuar për vepër penale një vit apo më shumë vite me burgim efektiv.

Po ashtu, mundëson votimin në objektet e Ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës në botë për shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë vendit, por veç në rastet kur ambasadat/konsullatat i plotësojnë kushtet për t’u shndërruar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe me numër të kufizuar të votueseve. Maksimumi 750 sosh.

Se ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, ia lehtëson mërgatës pjesëmarrjen në proceset zgjedhore në Kosovë, e ka pohuar edhe vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës ku paralajmëroi ardhjen e këtij projektligji për shqyrtim në ekzekutiv.

Drafti i siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net ka përfunduar së hartuari nga komisioni ad-hoc i Kuvendit javën që shkoi, me 05 prill 2023.

Projektligji përmban 129 nene gjithsej, të hartuara në 82 faqe dokument.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.