Hidromorava

Votoni dy shqiptaret për të fituar “Miss Zvicra 2015”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E shtuna po vjen. Më 7 nëntor në Bazel do të bëhet edhe zgjedhja e “Miss Zvicra 2015”. Një nga 12 finalistet do të jetë pasardhëse e miss-it aktual Laetitia Guarino. Në këtë garë të bukurisë marrin pjesë edhe dy shqiptare: Sindi Arifi dhe Nasibe Ali. Për të dy vajzat shqiptare albinfo.ch ka informuar ditë më parë me nga një portret lexuesit e saj.

Sindi Arifi është 21-vjeçare, banuese në Martigny, kantoni Wallis. Babai i saj është shqiptar nga Maqedonia, nëna nga Mali i Zi, ndërsa vetë është e lindur në Zvicër. Sindi vitin e kaluar ishte shpallur “Miss Suisse Romandie 2014”, ndërsa ka reklamuar për firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj. Ajo studion në drejtimin për Punë Sociale, ndërkohë angazhohet edhe në shumë projekte bamirësie. Sindi flet disa gjuhë të huaja, ndërkohë ajo njihet edhe si këngëtare, ku ka të realizuara disa këngë.

Ndërkohë, Nasibe Ali ka thënë se është me prejardhje shqiptare, por është e lindur në Zvicër. Ajo është 20-vjeçare dhe banon në Lucarno të Tesinës. Nasibja punon si shitëse në një dyqan këpucësh në kantonin Tesinë.

Eco Higjiena

Thotë se është një njeri me zemër të mirë dhe bujare si dhe e lidhur ngushtë me prindërit e saj.

Votimin për garueset shqiptare në “Miss Zvicra 2015” mund ta bëni me anë të linkut në vijim, e pastaj të klikoni për kandidaten tuaj të preferuar!/albinfo/
http://www.blick.ch/people-tv/schweiz/missschweiz/stimmen-sie-ab-wer-ist-ihre-miss-schweiz-id4318499.html

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.