RCCOLA

Voton Lutfi Haziri: Në këtë ditë të bardhë, ftoj qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kandidati i LDK-së për Kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit dhe në këtë të diele me gëzim që në mënyrë solemne e festive të dalin të votojnë dhe ta përmbyllin procesin zgjedhor të pushtetit lokal.

Mobi Casa

Është jo vetëm obligim qytetar, por edhe përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë.

Apeli im është që ta shfrytëzoni këtë ditë dhe këtë mundësi në mënyrë që ta projektoni katër vjetëshin e ardhshëm dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë!”, ka thënë kryetari Haziri.