Voton edhe Rexhep Kadriu

Gjilan – Mbarëvajtja e këtij procesi zgjedhor është i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, kështu ka thënë kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në qendrën e votimit në fshatin Përlepnicë.
“Kosova ka kaluar nëpër procese të shumta zgjedhore, por besojë se ky proces zgjedhor është vendimtar për të ardhmen e çdo qytetari. Të gjithë kemi përcaktime të ndryshme politike, mirëpo ajo që është e përbashkët për të gjithë ne është obligimi që kemi për të marrë pjesë në zgjedhje, prandaj ju bëjë thirrje të gjithëve që ta kryejnë këtë obligim”, ka thënë më tej Kadriu.
Kadriu është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa ka thënë se është optimist dhe beson në zgjedhje pa incidente./rajonipress/