UBT

Voto kundër korrupsionit!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët e kanë mundësinë që t’i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë mundësinë që t’i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme.

ARKATANA

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për “Zërin” se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe. Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t’i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.