Mobi Casa

Voto drejtë…!?

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Para se të votosh, fillo nga VETVETJA DHE FAMILJA, analizo edhe njëherë mirë si JETON, si e ke IDAREN dhe si është sofra për familjen tënde! Mendo një herë se përse nuk ka punë për ty! Nëse je në punë, pyete veten a je i kënaqur me punën, me rrogën, me kushtet e punës. Kur shkon në market për të blerë gjerat ushqimore, pyetu a të del rroga deri në fund të muajit që të sigurosh ushqimin ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

A mund t’u blesh fëmijëve të tu gjërat që i duan, apo çdo herë që shkon të thyhet zemra ty edhe atyre duke i shikuar gjërat nëpër rafte, sepse nuk ja del dot, se nuk të dalin paret se çmimet janë në hava!?

Mendo si ja kalon dimrit, a munde t’i shlyesh faturat e rrymës, a kishe rrymë!

A mund në përgjithësi t’i mbulosh FATURAT?!

Po kur del jashtë shtëpisë, si të duket vendi ku jeton, lagjja, qyteti, fshati yt! Si i ke rrugët, a ke ujë, a ke kanalizim? Erërat dhe fekaljet duan të na ngulfatin nuk ka fshat që ka prrockë apo lum të pastërt! Krahasoji pak me ata të shteteve tjera!

Po me shkollat ku mësojnë fëmitë e tu, a je i kënaqur! Kush po t’i mëson fëmijët, mësuesit e vërtetë apo kunatat e kryetarit apo të afërmet drejtorave te sektorëve te ndryshme.

FIDANISHTJA

Çfarë shkruan për ty në librat, me të cilat mëson fëmija yt !?

A mundesh për çdo ditë, pa u ngushtuar, t’i ndash 10 euro për ushqim në shkollë për fëmijën tënd!?

A mund t’ua blesh rrobat, patika që duan, se fëmijë janë, lakmohen kur funksionarët “axhami” reklamojnë për çdo ditë patika e telefona të reja e të shtrenjta!?

VOTA është e ardhmja JOTE!.
VOTA është PËRGJEGJËSI!
VOTA është e ardhmja e FËMIJËVE të tu!
VOTA është e ardhmja e familjes, fshatit, qytetit dhe POPULLIT tënd!

Andaj voto drejtë, saktë, me sinqeritet, me urtësi dhe me maturi për fitoren e vendit dhe familjes sate.
Voto që vendi i yt të ec me vendet e përparuar dhe moderne.

Voto

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.