Uji Dea

Votimi i Speciales nën presionin e protestës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës ka në agjendën e së premtes të votojë amendamentet kushtetuese të cilat krijojnë bazë për themelimin e një gjykate speciale për të trajtuar krimet që pretendohet t’i kenë bërë pjesëtarë të UÇK-së gjate viteve 1998-2000, shkruan sot Koha Ditore.

Votimi i deputetëve do të përcillet me protesta jashtë godinës së Kuvendit.

Seanca për Specialen edhe mund të shtyhet për një ditë tjetër, ka thënë një burim. Kjo, për shkak se votimi bëhet vetëm dy ditë pasi një trup gjykues i EULEX-it ia kumtoi 65 vjet burg Grupit të Drenicës.

Midis 11 ish-pjesëtarëve të UÇK-së të dënuar, është edhe Sylejman Selimi, që ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Sami Lushtaku, i cili ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës. Janë dënuar edhe deputeti Fadil Demaku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku. Dhe kjo ka shkaktuar zemërim te disa deputetë të subjektit kryesor të koalicionit qeverisës, PDK-së, zyrtarë të së cilës ishin disa nga të dënuarit.

Uji Dea

Deputeti Demaku prej kohësh e ka deklaruar votën kundër Speciales. Po kështu, edhe disa deputetë të tjerë të PDK-së, duke i përfshirë Nait Hasanin e Ganimete Musliun, që ende e mbajnë këtë qëndrim.

“Unë e kam dhënë fjalën në Kuvend dhe u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e votojnë Gjykatën Speciale”, ka thënë Hasani. “Mos prisni nga unë që të ndërroj qëndrim”.

Musliu, ndërkaq, është ankuar të enjten për mungesën e sjelljes së Projektligjit për Specialen në Kuvend.

http://koha.net/?id=27&l=59557