GRANDEMALL

Votim me përqindje të pakuptimtë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga Tefik Ibrahimi – Sot dola për të votuar. Ishte kënaqësi kur shef aq shumë qytetarë që kanë dal për të votuar. Por tani kur e pash nga mjetet e informimit se deri në ora 16.00 kanë dalë për të votuar “vetëm”, 26,89% e votuesve sinqerisht u habita me këtë sepse bëra një krahasim me numrin e njerëzve që pash në disa vendvotime në Gjilan.

Po problemi i kësaj përqindje të ulët qëndron te LISTAT E VOTUESVE dhe të njerëzit e padijshëm në KQZ të cilët prej Zgjedhjeve të para kurrë nuk arritën me i pastrue Listat e votuesve.

Kujtojmë se për këto zgjedhje lokale të drejtë vote sipas KQZ kanë 1 885 448 persona. Po sa banorë atëherë duhet me i pas Kosova nëse të drejt vote kanë kaq persona??!! Diçka shume paradoksale, diçka që nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë kur dihet se në regjistrimin e fundit Kosova ka pas diçka mbi 1.5 milion banorë.

FITORJA

Zotëri të KQZ dhe Organet tjera relevante urgjentisht të merreni me Pastrimin e Listave të votuesve sepse mundi i atyre që po dalin në zgjedhje po shkon huq. Sado që dalin qytetarë në votime përqindja po na del përherë e ultë.

Hjekeni nga Lista njerëzit të cilët janë regjistruar si banorë të Kosovës në kohen e UNMIK-ut nga: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Turqia etj.

Hjekni nga Listat personat të cilët kanë vdekur e që familjaret e tyre përveç te varret emrat e tyre i gjejnë edhe në Listat e votuesve kur shkojnë me votu. Kur ta bëni këtë punë atëherë PERQINDJA e atyre që votojnë do të del mbi 60%. Për këtë ju siguroj dhe jam i bindur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.