Mobi Casa

Votat me kusht mbesin në kuti!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një numër prej 23 mijë e 742 votave me kusht do të vazhdojnë të mbesin edhe për disa ditë në kutitë e votimit, pasi Qendra për Numërimin e Rezultateve ende nuk është gati që t’i procedojë ato për numërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka raportuar në KQZ parregullsitë që ishin paraqitur nga procesi i votimit me kusht që nga mungesa e nënshkrimeve e deri te votimi i dyfishtë.

Për këtë dhe disa arsye tjera, partitë që po presin numërimin e këtyre votave që nuk janë edhe të vogla në numër, duhet të presim edhe disa ditë.

Fundamenti

Ahmetaj ka sqaruar se janë disa procedura që duhet të kryhen para se votat me kusht të futen në numërim.

“Para se të fillojë numërimi, së pari duhet të përfundojnë disa procese. Së pari do të bëhet regjistrimi i votave me kusht në databazë pastaj do të krahasohen këto vota me votuesit e rregullt dhe tek pasi të bëhet ky verifikim, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht. Kështu që mund të konfirmoj se edhe disa ditë nuk do të fillojë numërimi i votave me kusht për shkak të këtyre proceseve, do të thotë regjistrimit dhe verifikimit”, ka thënë Ahmetaj. /Tribuna/