United Hospital

Votat e mësuesve

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Milaim Shefkiu – Përveç gënjeshtrave të ricikluara e të përpunuara gjatë fushatës nga kandidatët e liderët politikë, një fjali “antologjike” që ka mbetur në kujtesën e elektoratit “pasiv”, është arsimimi cilësor. Të gjithë kandidatët dhe mbështetësit e tyre partiakë, e kanë gojën plot arsimim, duke premtuar hapjen e çerdheve, shkollave të reja, fakulteteve e universiteteve.

Secili kandidat që ka hyrë në vallen elektorale e ka në plan arsimimin, si kushtin bazë të zhvillimit qytetar e shtetëror. Mirëpo në substancë shumica e huqin konceptin për arsimim cilësor. Sipas tyre, “arsimim” nënkupton ndërtimin e sa më shumë shkollave, hapjen e universiteteve në secilën komunë, akreditimin e kolegjeve private, dhe në këtë proces nxjerrjen e sa më shumë njerëzve të diplomuar.

Mirëpo asnjëri politikan nuk e ka idenë se njësitë akademike nuk bëhen pa akademikë dhe pa kuadro. Universitetet në secilën komunë: Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Prizren, Prishtinë e Mitrovicë nuk janë të nevojshme. Nuk është e nevojshme që t’i dërgohet secilit njeri universiteti afër shtëpisë, por duhet që logjika e studimit t’i mbillet në kokë secilit që dëshiron studimin.
Kjo çështje lidhet me një metaforë të një plaku në Karadak.

Një djalë i thotë gjyshit! – Bablok u bë mirë. E futa kokën në shkollë!

Ia kthen gjyshi. – Nip, duhet me futë shkollën në kokë, jo me hy në shkollë sa mos me të lagë shiu”…

Sipas kësaj metafore, në shkollë shkohet për të mësuar, ndërsa politikëbërësit e sotëm nuk e kanë këtë ide. Ata rrahin gjoksin se kush ka ndërtuar më shumë shkolla e kush po hap universitete. Ndërsa, edhe këto shkolla që janë ndërtuar pas luftës, shumica nuk i përmbushin kriteret evropiane, sepse nuk kanë as kabinete të shkencave e as hapësira të nevojshme për art e kulturë.

Një gjë që nuk duhet harruar, madje kërkon ndëshkim, është loja e “karambolit” me punonjësit e arsimit. Këta të fundit, sa herë që vijnë zgjedhjet shihen si depozitë e votave, prandaj në çdo katër vjet u premtohet rritja e pagave, ndërsa gjatë katër viteve të tjera luhet me ta sikurse “macja me miun”. Madje eksperimentuesit më të mëdhenj të Kosovës së pasluftës janë punonjësit e arsimit.

United Hospital

Duke u thirrur në sistemin e Bolonjës dhe në kurrikulat e reja, mësimdhënësit herë qiten në shoshë e herë në dërmon. Njëherë u thuhet se duhet të bëhet licencimi, ndërsa në këtë proces shumica nuk licencohen sepse, sipas atyre, në MASHT nuk po i plotësuakan kushtet. Ndërsa vetë këta të MASHT-it, siç thonë në Gjakovë “po lypin pelë për Rahovec” sepse nuk e dinë se çka duan.

Pastaj u thuhet arsimtarëve se me sistemin baçelor nuk janë të determinuar për shkollë të mesme, por duhet të shkojnë në shkollë fillore. Në fillore nuk i marrin sepse aty janë të moçmit me shkollë të larta ose profesorët me katërvjeçar. Prandaj duhet të shkojnë në master.

Atyre që kanë përfunduar pedagogjinë u thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, me sistemin e ri duhet ta përfundoni mësuesinë. Në mësuesi ndërkaq i pranojnë një numër shumë të vogël kandidatësh dhe në këtë mënyrë krijohet infrastruktura për manipulime nga ana e komunarëve.

Ndërsa nëse e përfundojnë Fakultetin e Makinerisë, Fizikës apo Kimisë (drejtime deficitare) dhe dalin inxhinierë të këtyre lëndëve u thonë se nuk jeni adekuat për arsim dhe shkoni në master. Vetë ata që japin masterin thonë se ky është manipulim klasik me arsimtarët, dhe nuk e dinë shkakun ose edhe nuk e potencojnë atë.

Gjithashtu në Universitetin “Politik” të Prishtinës tallen me studentët duke ofruar herë tri vjet fakultet e herë katër vjet.
Prandaj ata njerëz dhe ata lloj politikanësh që sot rrahin gjoksin për sukses duhet të gjykohen për malverzimet që u kanë bërë arsimtarëve.

Në këtë luftë kundër eksperimentuesve që pa asnjë hezitim quhen “frankenshtajnët e arsimit”, i bashkohem Berat Buzhelës, se arsimimi i keq është sikurse gjysmë mjeku që të lë invalid, ose gjysmë hoxhe që të lë pa iman.

Prandaj eksperimentimi me arsimin është degradimi më i madh i shoqërisë në Kosovë, pasluftës. Ata që e kanë nisur keq eksperimentin nuk janë vetëm të kësaj qeverie, por edhe të qeverive të tjera, prandaj nga një copë faji e kanë të gjithë ata që sot po bëjnë fushatë për “arsimin cilësor”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.