Vota për kandidatët Shqiptarë në Medvegje është votë për rezistencën politike shqiptare
Të gjithë qytetarët e Medvegjes me të drejtë vote duhet të dalin e të votojnë, me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 13 shtatorë të këtij vit, nëMedvexhë. Dalja e shqiptarëve në mënyre së më masovike do të krijoj një përfaqësim sa më të fuqishëm si spektër politik shqiptarë në Kosovën Lindore, edhe pse numri i votuesve në këtë komunë është simbolik, pasiqë regjimi i Serbisë, në Medvegjë, ka bërë më të madhin spastrim etnik në gjithë Kosovën Lindore mendon Kushtrim Kadriu i Vatrës.
Sipas tij të gjithë banoret e dëbuar nga Medvegja duhet të dalin e të votojnë për partitë politike shqiptare, dhe të dëshmojnë se edhe Medvegja është pjese Shqiptare. Daljen sa më mosovike të shqiptarëve në këto zgjedhje konsideroj se duhet ta ndihmojnë edhe institucionet e Kosovës, duke organizuar bartjen e votuesve dhe sensibilizimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit në Medvegje.
Fatkeqësisht, mos unifikimi dhe përçarja e spektrit politik shqiptar e ka ndjekur edhe Medvegjën, duke pasur parasysh numrin e vogël të votuesve dhe numrin e madh të partive atje.
Kjo ka sjellë shpërndarjen e votave në shumë parti, dhe përfaqësimin e zbehtë të shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës. Si do që të jetë, qytetarët duhet të dalin sa më masovikishtë dhe duhet të votojnë për kandidatët shqiptarë pasiqë, vota për kandidatet shqiptarë do të garantonte përfaqësim të denjë të shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës ka thënë Kushtrim Kadriu zëdhënës i “Vatra”./rajonipress/


