RCCOLA

Voskopojë, vidhet xhamia, grabitësit marrin paratë e kasafortës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një vjedhje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Lavdaj të Voskopojës. Xhamia e fshatit është grabitur nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë kasafortën me para.

Mësohet se kasaforta ishte e mbushur me paratë që dhuronin besimtarët.

Mobi Casa

Policia tha se denoncimi është bërë nga kryeplaku i fshatit vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar autorët e grabitjes, raporton Shekulli.