Eko Higjiena

Vorpsi: Më keqinterpretuan sepse Tirana është e gjithë shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

“Jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”. Kështu kishte deklaruar Zëdhënësja e PD’së, Laura Vorpsi, e cila tash po thotë se u keqinterpretua kur mediat ia interpretuan këtë deklaratë si fyerje ndaj të gjithë atyre që nuk kanë prejardhje nga Kryeqyteti i Shqipërisë.

Por, Zëdhënësja Vorpsi ka thënë se mediat e kanë keqinterpretuar pasi nuk ka dashur ta fyer askënd dhe as shqiptarët që nuk janë nga Tirana.

Madje, ajo ka treguar se as nëna e saj nuk është e Tiranë, por me prejardhje nga Kosova.

“Ashtu sic ishte dhe e nenes time e cila e ardhur nga Kosova ndertoi jeten e saj ne kete qytet. Nese dikush ka mbetur sado pak i prekur nga ai emision une i kerkoj ndjese pasi nuk kisha asnje qellim tendencioz”, ka shkruar Vorpsi në profilin e saj në Facebook.

UBT

“Perkundrazi une jam e lumtur per miqte dhe bashkpunetoret e mi qe vijne nga qytete te ndryshme te Shqiperise sikunder jam po aq krenare per nenen time nga Kosova sa dhe per babain tim nga Tirana”, ka shtuar ajo.

Mediat, po ashtu, kishin interpretuar deklaratën e Vorpsit edhe si fyerje ndaj ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili kishte ardhur në Tiranë nga Tropoja.

Megjithëkëtë, Vropsi ka përsëritur se Tirana është e gjithë shqiptarëve dhe se në asnjë moment s’ka dashur t’i fyejë qytetarët që vijë prej qytetëseve të tjera në Kryeqytet.

“Po meqe ky debat eshte keqinterpretuar shume ditet e fundit, po ju them se ne asnje rast dhe per asnje moment nuk kam dashur te fyej asnje njeri qe ka zgjedhur Tiranen, kryeqytetin e Shqiperise, te ndertoje jeten e tij dhe te femijeve te tij. Tirana eshte e te gjithe Shqiptareve kudo ku ata jetojne.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.