RCCOLA

​Vonesa e Gjykatës Kushtetuese po i konvenon veç PDK’së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Dhënia e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK’së për t’i interpretuar vendimet e marra në seancën konsultative të Kuvendit të Kosovës të datës 17 korrik, do të duhej të merrej brenda një jave, e jo të prolongohej kaq shumë.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike.

Uji Dea

Kjo gjendje sipas tyre, po i konvenon më së shumti vetë subjektit që e ka dorëzuar këtë kërkesë në gjykatë.

Gjykata kushtetuese është duke e zvarritur procesin e dhënies së një përgjigjeje për atë se a ka pasur shkelje apo jo në seancën konstituive, vonese e cila më së paku i duhet Kosovës, kur institucionet shtetërore mbeten ende të pakonsoliduara. /Tribuna/