Mobi Casa

Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë, e ai është udhërrëfyesi për të cilin kanë punuar të dyja palët në fillim të këtij viti.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, von der Leyen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

Uji Dea

“Unë u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në një mënyrë paqësore,” tha Von der Leyen i pyetur nga mediat serbe se si e komentoni situatën në veri të Kosova dhe nëse BE-ja do të angazhohet më fuqishëm dhe do të ndikojë që kryeministri i Kosovës të pranojë planin e BE-së për de-përshkallëzimin e situatës