HW

Von Cramon tregon se si mund të votojnë shtetet mosnjohëse të Kosovës në Këshill të Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është deklaruar lidhur me mundësinë që shtetet mosnjohëse të Kosovës të votojnë për pranimin e saj në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë të martën se Kosova ka siguruar votat e mjaftueshme si dhe interpretimin ligjor që sqaron se nuk ka pengesa që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Teksa e ka komentuar këtë deklaratë, politologu Jasmin Mujanoviq ka thënë se është interesante të shihet se si do të votojnë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, por edhe Ukraina dhe Bosnja.

“Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se Qeveria ka siguruar mjaftueshëm vota që të pranohet në Këshillin e Evropës. Do të ishte arritje e madhe diplomatike për Prishtinën, nëse është e saktë”.

Eco Higjiena

“Nëse ky zhvillim rezulton në votim formal në Këshill, atëherë do të ishte veçanërisht interesant për të parë si votojnë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, por edhe Ukraina e Bosnja”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.

E Von Cramon është përgjigjur për këtë mundësi.

“Shumica e tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk do të marrin pjesë në votim apo në rastin më të keq do të votojnë kundër. Kjo është së paku ajo që kam dëgjuar”, ka shkruar Von Cramon në Twitter. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.