United Hospital

Von Cramon shpërthen në kritika ndaj BE-së, kërkon liberalizim vizash për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka qenë një paradë e hipokrizisë.

Eurodeputetja në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian tha se BE-ja duhet që të jetë kredibile në Ballkan dhe mes tjerash t’i liberalizojë vizat për Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Samiti i Bërdos mes BE-së e Ballkanit Perëndimor në Slloveni ishte një paradë e hikokrizisë, fjalëve boshe, zmbrapsjes autokratike dhe mbi të gjitha, shtirjes. BE-ja duhet të jetë kredibile në ofertën e saj për Ballkanin Perëndimor dhe vlerësimet në rajon duke: Riforcuar EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, duke i hapur bisedimet e anëtarësimit menjëherë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke e realizuar liberalizimin e vizave për Kosovë dhe kushtëzim për shtet ligjor të rreptë për Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Cramon.

UBT

Tutje ajo ka thënë se nëse BE-ja nuk luan rol vital në Ballkan atëherë ëndërra që të bëhet një bashkim gjeopolitik mbetet vetëm ëndërr.

“Ballkani Perëndimor nuk është fqinji jonë, është oborri ynë i brendshëm. Është një rajon që do të thotë shumë për BE-në, pasi ne ndajmë kaq shumë së bashku. Nëse Bashkimi Evropian nuk mund të luajë një rol kryesor atje, atëherë ëndrra jonë për t’u bërë një bashkim gjeopolitik është me të vërtetë vetëm një ëndërr”, ka thënë Von Cramon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.