Von Cramon pas vendimit të Supremes: Partitë politike duhet të respektojnë vendimin

/ 1 minutë lexim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vendimin e Supremes për moslejimin e kandidimit për deputet të kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Cramon në një postim në “Twitter” theksoi se të gjitha partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës dhe shpreson se do të kryejnë një fushatë të ndershme.

Uji Dea

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin nga kandidimi të Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme, unë dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ata do të kryejnë një fushatë të ndershme në javët e ardhshme”, ka shkruar Cramon në “Twitter”. /Zëri