KKGJILAN

Von Cramon: Parlamenti Evropian pritet që nesër të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim

Të martën e 18 prillit për herë të fundit Parlamenti Evropian, pritet të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo vjen pas vendimit të 9 marsit kur Këshilli Evropian mekanizëm-vendim marrës I Bashkimit Evropian, për herë të parë votoi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Sipas njoftimit nga PE-ja, sapo në seancë plenare të martën miratohet liberalizimi, akti formalisht të mërkurën, bëhet ligj që nënshkruhet nga presidentja PE-së dhe përfaqësuesi i Suedisë që mban presidencën e BE-së deri më 3o qershor.

Sipas procedurave vendimi shpallet në gazetën zyrtare dhe do hyjë në fuqi më së largu e me patjetër më 1 janar 2024.

Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon, vendimi me gjasë do jetësohej nga 1 korriku por Spanja, që mban presidencën e BE-së në gjashtë mujorin e dytë të vitit sipas saj nuk deshi të merret me këtë çështje.

Uji Dea

“Mua më vjen keq për këtë , ky është vendim i gabuar por më mirë vonë se sa kurrë. Kështu që po shpresojmë se 1 janari do të jetë data kur edhe shtetasit e Kosovës do shijojnë udhëtimin pa viza në Evropë.”,tha Von Cramon.

Parlamenti Evropian disa herë që nga viti 2016 ka votuar në favor të lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Schengen.

Procesi bisedues mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit për heqjen e regjimit të vizave nisi në janar 2012.

Kosova ka plotësuar 95 kritere që ishin gati dyfishi që ju kërkua vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që e kanë liberalizimin për më tepër se një dekadë. /klankosova