Fundamenti

Von Cramon: Pamë një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për Zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se kryeministri Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë subjektet tjera parlamentare me Ligjin për Zgjedhjet mbrëmjen e kaluar, raporton Gazeta Express.

Von Cramon ka thënë se mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje vërtetë shqetësuese të kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, ka shkruar Von Cramon.

RCCOLA

Eurodeputetja e ka quajtur të papranueshme që qeveria e re të punojë në atë mënyrë me opozitën.

“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”, tha Von Cramon./Express/