UBT

Von Cramon: Nëse ne në Parlament Evropian do ta thoshim fjalën e fundit, Kosova do të kishte liberalizim të vizave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, thotë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit për këtë çështje, shkruan Express.

Von Cramon i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Europë.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Uji Dea

Von Cramon ka qenë çdo herë e zëshme për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ajo kishte thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.