FIDANISHTJA

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar, ndoshta Serbia s’është e interesuar për perspektivën evropiane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në rrjetin social Twitter.

Von Cramon ka thënë se nëse kryeministri i një vendi flet në mënyrë të tillë “të paqytetëruar”, nuk të krijohet përshtypja se ajo është një udhëheqës që i intereson bashkëpunimi me përfaqësuesit e PE-së.

Sipas saj, kjo gjuhë tregon që Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.

Mobi Casa

“Nëse kryeministri trajton retorika të tilla, sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian – kjo thotë shumë, por s’mund të krijojë përshtypjen se është dikush që ka interes për bashkëpunim me ne në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë strategjie madhështore fshihet pas kësaj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogant?

Ndoshta kjo është një shenjë se Serbia thjesht nuk është e interesuar për perspektivën e saj evropiane.” – ka thënë Von Cramon.

Ndryshe, ditë më parë Bërnabiq i kishte reaguar Von Cramon duke i thënë se duhet të ketë trup, krejt kjo pasi Von Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri nga partitë serbe është në kundërshtim me standardet demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.