Eko Higjiena

Von Cramon i dërgon një letër Presidencës gjermane, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, i ka dërguar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer, duke i nxitur ata që të vendosin axhendën e liberalizimit të vizave të Kosovës në axhendën e Këshillit të Bashkimi Evropian gjatë presidencës gjermane, që më 1 korrik.

Sipas EuropeanWesternBalkans, përcjell Telegrafi, letra u nënshkrua nga 32 eurodeputetë.

“Për momentin, Kosova është një nga vendet e pakta evropiane të mbetura, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen pa viza. Sidoqoftë, kjo nuk varet më nga kosovarët. Procesi për të arritur liberalizimin e vizave supozohet të bazohet në kritere objektive, të cilat, siç u njoftua nga Komisioni Evropian, është përmbushur në korrik 2018, saktësisht dy vjet më parë”, citohet të ketë shkruar von Cramon.

Siç thuhet më tej, ajo theksoi se katër presidencat e kaluara të Këshillit nuk merreshin me këtë çështje dhe shprehu shpresë se Gjermania do ta zgjidhë këtë problem për shkak të lidhjeve dhe angazhimeve të saj për Ballkanin Perëndimor.

Uji Dea

Von Cramon shtoi se me siguri ka akoma probleme në Kosovë, siç janë krimi i organizuar dhe aplikimet e pabazuara për azil, por ajo theksoi se institucionet e BE-së e kanë bërë të qartë disa herë që kjo nuk do të ishte pengesë për liberalizimin e vizave.

“Standardet janë përmbushur nga Kosova. Ata kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë, tani është radha jonë të mbajmë premtimin tonë. Ne po e humbim besueshmërinë tonë kur një vend i tretë të bëjë atë që ne kërkojmë prej tyre, por ata nuk marrin atë që u kemi premtuar atyre”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo kujtoi se Parlamenti Evropian e ka mbështetur çështjen disa herë dhe e përfshiu atë në rezolutën e miratuar së fundmi për zgjerimin, e cila u mbështet nga një numër dërrmues i eurodeputetëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.