United Hospital

Volejbollistet Valmira Ramadani e Dhuratë Sylejmani vishen “bardhekaltërt”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Klubi i volejbollit Drita, ka filluar gjahun drejt përforcimit të radhëve të veta me lojtare cilësore dhe presidenti Jakup Kupi Shabani, ka bërë goditjet e radhës.

Me rekomandimin e shefit të shtabit teknik Lorik Ilazi , janë bërë nënshkrimet e kontratave dhe prezantimi i dy goditjeve të para që Drita i ka patur në planin e vet.

Dy volejbollistet Ramadani e Sylejmani, do të jenë ndihmesë për KV Drita jo vetëm në fillimin e edicionit të ri, por edhe në synimin tjetër që gjilanaset e kanë në kupat evropiane.

Volejbollistet ferizajase, në prani të drejtorit të klubit Florent Haziri dhe kryetrajnerit Lorik Ilazi kanë nënshkruar kontratat te noteri Arben Mustafa.

Valmira e Dhurata janë lojtare të dëshmuara si në volejboll, ashtu edhe në beach volley, ku nuk ju kanë munguar titujt vendor e madje edhe ata ballkanik.

United Hospital

Pas shumë sukseseve e paraqitjeve të mira që këto dy volejbolliste kanë patur në rradhët e klubit Kastrioti nga Ferizaj, tashmë ato kanë shprehur dëshirën të ndërrojnë ambient dhe të përforcojnë Dritën.

Valmira Ramadani njihet për aftësitë e saj si bllokuese dhe sulmuese e suksesshme, duke rritur konkurrencën në pozitën e qendrës.

Kurse Dhurata Sylejmani është një prej lojtareve të padiskutueshme në pozitën e korrektores dhe me gjatësinë e saj njihet për sulmin e fortë dhe bllokun fantastik, dy elemente që i duheshin Dritës.

Drita do të jetë klubi i vetëm kosovar që sivjet d të paraqitet në garat evropiane, ku siç dihet, gjilanaset në garën e CEV Cup do të ndeshen me kampionin e Çekisë Selmy Brno./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.