Volejbollistet e Dritës të pandalshme kalojnë në finale të Play Off-it

Gjilan – Volejbollistet e Dritës në gjysmëfinale të Play-off-it të volejbollit të Kosovës, me plot meritë mposhtë skuadrën nga kryeqyteti Uni. AAB me rezultat 1-3 me seta (26-28, 25-21, 17-25 dhe 10-25)
Volejbollistet e Dritës në ndeshjen e parë skuadrën nga Prishtina në Gjilan e patën mposhtur me rezultat (3-0).
Gjatë gjithë takimit vashat e Dritës treguan se janë të pakonkurencë në volejbollin e Kosovës duke dëshmuar se është një skuadër e madhe që ja kanë shumë lakmi shum skuadra tjera Kosovare.
Volejbollistet e Dritës vetëm në setin e dytë për pak qaste humbën freskinë duke e humbur këtë setë me rezultat (25-21), ky ishte seti i katër që humbën gjilanaset gjatë tërë edicionit të garave.
Në tre setet volejbollistet e Dritës treguan lojë spektakulare duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së ABB-së që të bëjnë diçka më tepër në këtë takim.
Në setin e katërt volejbollistet e Dritës dëshmuan kualitete të larta duke i dërmuar kundërshtaret në çdo aspekt si në pasime, gjuajtje e servime.
Në finale vashat e Dritës do ta presin fituesen në mes Skenderajit dhe Kastriotit ndërsa rezultati në mes këtyre dy klubeve është 1-1 ndeshja e radhës në mes këtyre dy klubeve zhvillohet në Skenderaj./rajonipress/