Mobi Casa

Volejbollistet e Dritës protestojnë kundër ndarjes së mjeteve financiare nga pakoja ekonomike për sport

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ashtu siç është paralajmëruar volejbollistet e Dritës, sot kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky është reagimi i tyre ne faqen e zyrtare te klubit.

FIDANISHTJA

PROTESTË PAQËSORE E KAMPIONEVE
KV Drita ka zhvilluar protestë paqësore për të shfaqur edhe në këtë formë pakënaqësinë për formën e ndarjes së mjeteve nga Pakoja e Rimëkëmbjes ekonomike në sport.
Klubit gjilanas i figuronte shuma prej 23,000€ ne vlerësimin e parë, për t’u reduktuar dukshëm në të dytin në 11,000€.
Për kampionet, rivlerësimi nga Pakoja Ekonomike për Sport, nënçmues dhe i papranueshëm.
Në protesta u shfaqën 18 pankarta (me ngjyrat e flamurit të Republikës të Kosovës) me 18 porosi drejtuar MKRS-së.
Numri 18, simbolizon kupat e fituara nga KV Drita ne 10 vitet e fundit.
KV Drita pas kësaj proteste pret reflektim nga MKRS, që ta marrë në konsideratë faktin si klubi më i suksesshëm i volejbollit të vajzave dhe përfaqësues i Kosovës në të gjitha nivelet e garave evropiane.
Thënjet në Pankartat e KV DRITA – Femrat ishin:
1. MKRS po na demotivon
2. Volejbolli, sporti më i suksesshëm ekipor i femrave
3. EVROPA na shikoi 14 herë në Kupat Evropiane – MKRS nuk na sheh
4. Mos e nënçmoni volejbollin femëror
5. SPORTI – Storja më e suksesshme e Kosovës
6. KOMISION – Nuk nënçmohet KAMPIONI
7. DREJTËSI për volejbollin e vajzave
8. GABIMIN mund ta përmirësoni
9. Mos i nxirrni në rrugë sportistët
10. Po e rrezikoni pasurinë tonë të çmuar
11. MOS u turpëroni
12. Investoni në SPORT, ndihmoni RININË
13. A ju bëjmë krenarë vetëm në rrjete sociale?
14. Na MOTIVONI, të vazhdojmë TUTJE
15. KV DRITA është e Kosovës
16. Jepni shembull të mirë për VAJZAT
17. 12.000€ më pak!? minus 53%! Vetëm KAQ VLEJMË?
18. Komision – HAPI SYTË

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.