ARKATANA

Volejbollistet e Dritës mendjen e kanë tek takimi i dytë ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Volejbollistet me intensitet të madh janë duke luajtur në Superligën e Kosovës pa asnjë humbje, por janë duke menduar për ndeshjen e dytë ndërkombëtare në CEV Cup.

Fati i volejbollisteve të Dritës ishte të takohen me skuadrën nga Zvicra Franches-Montagnes nga qyteti Saignelégier në kantonin Jura të Zvicrës.

Edhe pse kjo skuadër ka një traditë jo të gjatë e cila është themeluar në vitin 1991 ka arritë suksese të jashtëzakonshme duke ngadhënjyer në Superkupën e Zvicrës në vitin 2005.

Mobi Casa

Lidhur me këtë ndeshje njeriu i cili po bën revolucion në volejbollin e Dritës dhe të Kosovës trajneri Lorik Ilazi u shpreh. “Në kampionatin e Kosovës mjaft mirë kemi startuar gjerë më tani kemi shënuar të gjitha fitore edhe pse kemi një skuadër shumë të re dhe të talentuar po dëshmojmë se puna e jonë me kategoritë e reja po japin rezultate kulminante, por e gjithë kjo është arritur me një punë sistematike nga i gjithë
stafi i skuadrës sonë”

Në ballafaqim me skuadrën Zvicrrane Ilazi theksoi.”Në Ligën e Kampionëve u eliminuam në rrethin e parë u vërejt dukshëm se nuk kishim një përvojë të duhur me këto volejbolliste të reja edhe skuadra nga Zvicra Franches-Montagnes është shumë cilësore në mesin e saj ka volejbolliste të cilësisë së lart, por për skuadrën tonë kjo është një përvojë mjaft e madhe si në organizimin e ndeshjeve njëashtu edhe në paraqitjet tona, jam shumë i sigurt se ne si klub po mbajmë primatin në arenën ndërkombëtare”.

Ilazi për ballafaqimin me 15 dhjetor me skuadrën Zvicerane parasheh edhe një spektakël.
“Ky vit është vit i skuadrës sonë, do ta përmbyllim këtë vit me një sukses të jashtëzakonshëm si në arenën ndërkombëtare njëashtu edhe vendore ndërsa dashamirët e volejbollit të Gjilanit do të kenë rast në gjysmën e dhjetorit të përjetojnë edhe një kënaqësi volejbollistike të cilën do ta shfaqim”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.