Volejbollistët e Dritës humbin në finale të Kupës së Kosovës ndaj Ferizajit
Klubi i Volejbollit Drita në konkurrencën e meshkujve, ka humbur finalen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës së Ferizajit.
Tek volejbollistët e Dritës u pa një lodhje e madhe pasiqë mbrëmë në gjysmëfinale kishin mposhtur Suharekën dhe kjo lodhje u reflektu në finalen e madh të Kupës së Kosovës.
Volejbollistët e Ferizajit gjatë tri seteve ishin më të mirë se “bardhekaltërtit” e Dritës.
Ndeshja u zhvillua në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, pa praninë e shikuesve për shkak pandemisë COVID -19./rajonipress/

