UBT

Vokrrin nuk e befason humbja nga Turqia, paralajmëron sfidën ndaj SHBA-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, nuk e befasoi humbja e thellë e pësuar nga Turqia, ndonëse thotë se do të mund të ishte me rezultat më të ulët.

Numri një i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka theksuar se ishte e pritur një humbje nga Turqia.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes deklaroi se nuk u befasua me humbjen, ndonëse ajo ka mundur të jetë më e ulët.

“Ne që nga fillimi e kemi ditur se me çfarë kundërhstari kemi të bëjmë, dhe nuk është një befasi për mua edhe pse humbja është e lartë”, tha Vokrri.

Hidromorava

“Ndoshta mund të kishte qenë një rezultat më të vogël, por edhe nga kjo humbje duhet të marrim mësim dhe të përmirësohemi në takimet e radhës”, shtoi tutje kreu i FFK-së.

E, ky i fundit dha edhe një paralajmërim për sfidën miqësore që Kosova mund ta zhvillojë në shtator.

I pyetur nga gazetarët nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajë kundër Kosovës në shtator, Vokrri duke u qeshur konfirmoi indirekt se gjasat janë të mëdha.

“Ndoshta e kam përmendur në entuziazëm pasi morën lajmin për ardhjen e Turqisë, mirëpo për momentin unë nuk merrem me spekulime, atë punë e keni ju”, theksoi duke qeshur Vokrri.