Mobi Casa

Vokrri: Rezultatet nuk janë pasqyrë e asaj që tregoi Kosova në fushë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se rezultatet e arritura në ndeshjet e deritashme, nuk janë pasqyrë e asaj që ka qenë në fushë.
Kosova nga 6 takime sa ka zhvilluar, ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit, madje Kroacia në ndeshjen e parë kishte fituar 6:0.

Por, sipas Vokrrit këto rezultate nuk janë pasqyrë e asaj që është parë në fushë.

Eco Higjiena

“Ne nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi kërkuar të dalim nga kjo krizë, por gjatë këtyre kualifikimeve ku është kapaciteti ynë, edhe pse në disa ndeshje rezultati nuk e ka pasqyrë e vërtetë e asaj që është parë në fushë”, tha Vokrri për Supersport.

“Ndeshje e nesërme do të jetë shumë e vështirë, sepse Kroacia është superfuqi e futbollit evropian dhe botëror dhe këtë e tregon paraqitja e tyre në këto gara. Ne do të mundohemi t’i bëjmë ballë dhe përkundër rezultateve të dobëta. Shpresoj se nesër të japim maksimumin, pasi në futboll ka gjithmonë befasi”, tha në fund ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.