Eko Higjiena

Vokrri konfirmon vendimin: Edhe një herë u mposht Serbia

/ 2 minuta lexim
HW

Një lajm tejet i mirë në këtë ditë janari për FFK-në, e cila fitoi edhe një betejë të fundit kundër shtetit të Serbisë, përkatësisht kundër federatës serbe.

Ajo sapo ka marrë lajmim nga kryetari i UEFA-s, Ceferin se CAS-i e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA.

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, ka thënë se kjo ishte përpëlitja e fundit serbe që të ndryshojë vendimin, por argumentet tona në UEFA ishin më kokëforta se sa dëshira e Serbisë për ta na ndaluar pranimin tonë.

Uji Dea

“Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejt dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s si të ligjshëm në favorin tonë, e që unë isha thellësisht i bindur se një vendim i tillë do të sjellë CAS-i, sepse në anën tonë e kishim të drejtën tonë të cilën jo vetëm ne por edhe miqtë tanë e mbrojtën”.

“Me këtë edhe njëherë u mposhtë shteti serb, i cili kishte paguar alamet ekspertë për ta zhbërë vendimin e UEFA-s, si dhe iu mbyllë goja skeptikëve se gjoja mund të rikthehet vendimi i marrë nga Kongresi i UEFA-s i mbajtur më 3 maj 2016. Ky vendim i CAS-it duhet të na fuqizojë edhe më shumë të gjithëve që të ecim tutje dhe ta bëjmë më të mirën e mundshme për futbollin e Kosovës, të plotësojmë kushtet dhe të arrijmë objektivat që na presin”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan dhe na besuan në këtë rrugëtim, duke mos harruar edhe ndihmën dhe mbështetjen edhe të miqve tanë që kurë nuk na lenë vetëm në këtë rrugëtim, për të cilët u sakrifikuan shumë breza”, ka thënë Vokrri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.