Fundamenti

Vokrri kërkon një prokuror vetëm për futboll

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, kërkon angazhimin e një prokurori që do të merrej vetëm me parregullsitë në futboll, ka njoftuar FFK-ja të martën mbrëma pas mbledhjes së mbajtur të Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Sipas njoftimit, Vokrri ka njoftuar anëtarët e KE-së se së shpejti pritet të mbajë një takim me prokurorin e shtetit, të cilit do t’ia shtrojë kërkesën për angazhimin e një prokurori vetëm për futbollin.

FIDANISHTJA

FFK-ja dëshiron që me këtë veprim të luftojë më ashpër dukuritë negative, në veçanti trukimin e ndeshjeve dhe vandalizmin.

“Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, do të mbajë një takim me prokurorin e shtetit, nga i cili do të kërkojë që të angazhojë një prokuror, i cili do të kishte prioritet lëndët e çfarëdo lloj dukurie e parregullsie negative që dëmtojnë futbollin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.