Fundamenti

Vokrri: Ishim në bisedime me tre trajnerë të njohur, Challendes zgjedhja e duhur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fadil Vokrri, ka prezantuar sot në një konferencë për media përzgjedhësin e ri të Kosovës, zviceranin Bernard Challendes.

Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i kontratës dyvjeçare, derisa debutimin e tij me Kosovën, do ta bëjë gjatë këtij muaji, më saktësisht në miqësoret kundër Madagaskarit (më 24 mars) dhe Burkina Fasos (më 27 mars) që do të zhvillohen në Francë.

Presidenti Vokrri ka thënë se ndihet i lumtur që sot e prezanton z.Bernard Challendes në pozitën e përzgjedhësit, një trajner me një eksperiencë të madhe në klubet zvicerane, por edhe si përzgjedhës i Armenisë.

Vokrri ka thënë se deri te marrëveshja me z. Challendes kanë ardhur pasi janë përputhur kërkesa e tij me mundësitë e FFK-së.

Uji Dea

“Kemi qenë në bisedime edhe me trajnerë të tjerë, por arsyeja pse ne kemi zgjedhur z. Bernard Challendes është duke pasur parasysh edhe faktin se ka shumë lojtarë tanë që luajnë në kampionatin zviceran dhe ka mundësi dhe i njeh sepse ka punuar edhe me kategori të reja”.

“Për neve në situatën aktuale mendoj se është një zgjidhje e qëlluar, mirëpo futbolli i ka befasitë e veta dhe kjo mbetet të shihet në fushën e gjelbër, por nuk dyshoj se ai do të bëjë punën më të mirë të mundshme”.

“Siç e thashë kemi pasur bisedime edhe me dy-tre trajnerë tjerë të njohur, por diku nuk kishin ekperiencën e duhur, e diku nuk përputheshin në aspektin ekonomik. Unë i dëshiroj mirëseardhje në kombëtaren tonë z. Challendes në emrin tim dhe të KE të FFK-së“, ka theksuar Vokrri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.