UBT

Vokrri flet për shortin dhe trajnerin e ri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova mësoi shortin e Ligës së Kombeve ku do të ketë përballë kundërshtarë të tillë si Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe, por Dardanët mbeten ende pa një trajner.

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri theksoi se për momentin ende nuk diçka konkrete për trajnerin e ri.

“Jemi në një moment që duhet të flasim për grupin ku jemi të shortuar. Trajneri është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës, por për momentin nuk ka diçka konkrete nuk mund të them asgjë”.

Për grupin në të cilin është shortuar Kosova në Ligën D të Nations League, Vokrri vlerësoi Azerbajxhanin pa nënvlerësuar Maltën.

FIDANISHTJA

“Duke patur parasysh që vetëm vendi i parë avancon më tej, është një grup i vështirë pasi kemi në grup një skuadër si Azerbajxhani që është favorit. Edhe Malta e Ishujt Faroe nuk janë skuadra të dobëta por për vendin e parë mendoj që garën do ta kemi me Azerbajxhanin”.

Për trajnerin e ri Vokrri konfirmoi se do të jetë i huaj dhe gjasat janë që të jetë zviceran.

“Deri në mesin e muajit të ardhshëm do të vendosim edhe për trajnerin e ri. Kandidatët janë disa por rrethi ngushtohet dita ditës. Sigurisht që do të jetë një trajner europian, me shumë mundësi zviceran”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.