Fundamenti

Vokrri flet pas largimit të Berishës, mesazh Bunjakit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri nuk është në dijeni për vendimin e Besart Berishës për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës, por në anën tjetër ka thënë se shumë shpejtë do të vendoset edhe për të ardhmen e trajnerit Albert Bunjaki.

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha ka njoftuar se është larguar nga Kombëtarja dhe arsye për këtë është trajneri Albert Bunjaki, të cilin e akuzoi për mos profesionalizëm.

Por, për këtë vendim nuk është njoftuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili tha se nuk merret me vendime individuale.

“Nuk jam i informuar për vendimin e Besart Berishës, por nuk merrem me vendime individuale”, tha fillimisht Vokrri për Express.

United Hospital

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e trajnerit Albert Bunjaki, ku tha se në ditët në vazhdim do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv, ku do të analizojë dhe marr vendim për të ardhmen e tij.

“Në ditët në vazhdim do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv, ku do të analizohet puna e secilit. Pastaj do të marrim një vendim, pasi nuk mund të vendosim ad hoc, aty për aty”, tha në fund Vokrri.

Bunjaki në gjashtë ndeshje zyrtare sa ka drejtuar Kosovën në kualifikimet për Kupën e Botës, ka marrë një barazim në ndeshjen e parë dhe është mposhtur në pesë ndeshjet e fundit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.