ARKATANA

Vokrri: Faleminderit atyre që ishin për ne, faleminderit edhe atyre që ishin kundër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Roli i Fadil Vokrrit për pranimin e Kosovës në UEFA është vlerësuar i madh nga gazeta e njohur kroate Jutarnji List.

Vokrri ka dhënë një intervistë për gazetën, në të cilën është shprehur për shumë çështje. Ai është pyetur nëse të gjitha federatat e vendeve të ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë, kanë votuar për pranimin e Kosovës në UEFA.

Ndonëse Mali i Zi kishte lënë të kuptohej se ka votuar kundër, kreu i FFK-së ka dhënë përgjigje që shkon në drejtim të krijimit të raporteve miqësore me vendet e rajonit.

ARKATANA

“Votimi ishte i fshehtë, por parashikoj që po. Faleminderit të gjithë atyre që ishin për ne, faleminderit edhe atyre që ishin kundër. Kjo tani nuk është e rëndësishme. Vizioni ynë është bërë i dukshëm, i vërtetë. Ne jemi brenda”.

“Gjatë kemi pritur, shumë kemi luftuar për pavarësi në futboll. Ndeshja është pranë fundit, vetëm të na pranojë edhe FIFA që të marrim frymë lirshëm, të shijojmë futbollin pa stres”, ka thënë Vokrri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.