GRANDEMALL

Vokrri beson se Shqipëria do të jetë pjesë e evropianit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Fadil Vokrri, është shprehur optimist se kombëtarja shqiptare do të kualifikohet për Evropianin 2016, që do të mbahet në Francë. Vokrri që drejton Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), mendon kuqezinjtë kanë shfaqur lojë mjaft të mirë në fitoren kundër Portugalisë.

I pari i FFK-së, i ka thënë KosovaPress-it se 7 shtatori do të jetë një ditë e shënuar në futbollin shqiptar, pasi që Kosova arriti fitoren e parë ndërkombëtare, derisa sipas tij, ajka e asaj mbrëmje ishte fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë (1-0), në sfidën e parë kualifikuese për EURO 2016.

“Mendoj se dita e 7 shtatorit do të jetë e shënuar një ditë e madh e shqiptarëve, sepse Kosova arriti fitoren e parë historike me lejen e FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, e pastaj në mbrëmjen e po asaj ditë, Kombëtarja e Shqipërisë i gëzoi gjithë shqiptarët në një ndeshje zyrtare kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj një kundërshtari siç është Portugalia, pavarësisht mos luajtjes së lojtarit të tyre më të mirë, Ronaldos. Mendoj se ishte diçka e shkëlqyer për futbollin shqiptar, shpresojmë dhe do të jem përkrahës i madh i tyre”, ka thënë Vokrri.

Ai shpreson se Shqipëria edhe në ndeshjet e ardhshme do të vazhdojmë me formën e mirë, në mënyrë që të grumbullon sa më shumë pikë dhe të rrisë gjasat në garën për të siguruar një vend për Evropianin 2016.

UBT

Vokrri thekson se Grupi I në të cilin ndodhet Shqipëria është i vështirë, por ai shpreson se kësaj radhë kuqezinjtë në çdo sfidë do të bëjnë më të mirë, në mënyrë që të marrin “vizën” për “Franca 2016”.

“Sigurisht se janë kundërshtar të fortë, sepse para kësaj ndeshje gjithë kemi thënë se Portugalia do të jetë favorite e grupit me Danimarkën, mirëpo u pa se mund të ndodhin befasi në futboll. Unë shpresoj deri në çastet e fundit të zgjasë kjo formë e Shqipërisë, sepse në ndeshjet tjera mund të vijnë lëndimet, kartonët, mirëpo shpresojmë do të ketë fat në këto pikëpamje, e pastaj shanset do të jenë deri në fund që të kualifikohemi”, tha Vokrri.

Ai shpreson se Shqipëria do të vazhdoj me performancën e mirë qysh në sfidën e radhës kundër Danimarkës që luhet me 11 tetor në “Elbasan Arena”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.