ARKATANA

Vojvoda zbulon klubin dhe lojtarin e preferuar, dëgjon “Kuq e Zi” para ndeshjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ylli kosovar i Standard Liege, Mërgim Vojvoda, ka bërë të ditur se klubi i tij i preferuar është Chelsea, përderisa lojtar të preferuar e ka Ronaldinhon. Më tutje, Vojvoda ka treguar se para ndeshjeve i pëlqen ta dëgjojë këngën e Unikkatil-it “Kuq e zi”.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie, transmeton Gazeta Express.

Ndër ligat e prekura nga ky virus është liga elitare e futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ku luan mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, për Standard Liege.

KKVITI

E përveç që lojtarët po e kanë të pamundur të zhvillojnë ndeshje me ekipet e tyre, atyre u janë pamundësuar edhe seancat stërvitore dhe janë këshilluar të stërviten nëpër shtëpitë e tyre nga klubet, në mënyrë që të mos bien nga forma.

E shkaku i vetëizolimit nëpër shtëpi, Vojvoda tani po kalon më shumë kohë në rrjete sociale, ku së fundi u bë pjesë e një sfide, për t’i emëruar klubin e lojtarin e tij të preferuar, si dhe këngën që e dëgjon gjithmonë para ndeshjeve, në mes të disa gjërave të tjera.

Në postimin e tij, Vojvoda tregoi se klubi i tij i preferuar është Chelsea, ndërsa futbollist të preferuar e ka Ronaldinhon. Numri i preferuar i kosovarit të Standard Liege është 27, përderisa ai ka treguar e dëgjon këngën e Unikkatil-it “Kuq e zi” para ndeshjeve. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.