Fundamenti

Vojvoda pothuajse ia siguron Torinos mbijetesën në Serie A me golin e dytë radhazi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mërgim Vojvoda pothuajse ia ka siguruar Torinos mbijetesën në Serie A me golin e dytë radhazi dhe të dytin në ligën italiane në përgjithësi, në barazimin 1:1 me Hellas Veronën të dielën.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Vojvoda është duke luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Torinos për mbijetesë në ligën elitare italiane, pasi ia siguroi katër pikë në dy ndeshjet e fundit me golat e tij, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi i djathtë nga Skenderaj e kaloi Torinon në epërsi 1:0 kur shënoi me kokë nga afërsia, pasi u shërbye nga Cristian Ansaldi, në minutën e 85-të në Marc’Antonio Bentegodi.

Ky gol i Vojvodës edhi vetëm pak ditë pasi ai e shënoi golin e parë në fanellën e Torinos në fitoren kundër Parmës 1:1 të hënën.

United Hospital

Por festën e tij dhe të Torinos e prishi Federico Di Marco që e barazoi rezultatin në minutën e 88-të.

Me këtë barazim, Torino ngel në vendin e 15-të në tabelën e Serie A, gjashtë më shumë se vendi i 18-të, Benevento, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit të djathtë 26-vjeçar në 26 paraqitje zyrtare për Torinon në të gjitha garat këtë sezon dhe i dytë në përgjithësi për klubin italian prej se iu bashkua në verën e kaluar.

Vojvoda ka pasur vështirësi të zërë vendin e titullarit në skuadrën e Davide Nicolës, shkaku i konkurrencës së madhe nga Singo, duke i bërë vetëm 15 paraqitje si titullar tërë sezonin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.